Rezervat shtetërore përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ndahen 10 milionë euro
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për të shtuar si masë 3.8 rezervat shtetërore në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.
Këtë propozim e arsyetoi ministri i Financave, Hekuran Murati duke thënë se kjo po bëhet për shkak të situatës dhe gjendjes në tregjet globale sa i takove çmimeve dhe luhatjes së tyre.
“Në ministrinë e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë tashmë është programi për rezerva shtetërore mirëpo, marr parasysh ndryshimet e situatës dhe gjendjen në tregjet globale për sa i përket çmimeve dhe luhatjes së tyre e kemi parë të nevojshme që në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të shtojmë edhe një masë pra masën 3.8 që ka të bëjë me rritjen e rezervave shtetërore e për këtë pastaj do të kemi edhe pikën në të ndryshme për ndarjen e mjeteve në shumën prej 10 milionë eurosh”, tha Murati.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme Qeveria e ka miratuar edhe ndarjen e 10 milionë eurove për rezerva shtetërore./Shqip.com