Rexhepi: Sot iu treguam të gjithëve si fitohet një skuadër e Superligës
Publikuar:
(04.06.2023 18:46:30)

Trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi tregoi se e kanë studiuar mirë skuadrën e Ferizajt.
Rexhepi theksoi pas ndeshjes se fitoren ua dedikon tifozëe prizrenas.
“Realisht ka sukses mbi sukses, po shumë e rëndë me fut një skuadër prej barazhit në Superligë, sot i treguam gjithë Kosovës si duhet një skuadër për të hyrë në Superligë”, tha Rexhepi për Art Motion.
“Sot iu treguam të gjithëve si fitohet një skuadër e Superligës, e kemi ditë Ferizaji që luan me 3-5-2, i kemi bllokuar sulmin”.
“Jam tepër i lumtur, se kur je shumë i gëzuar mundesh me jap deklaratë të fortë. Do të bëjë analizë të gjithë sezonit, fitoren ua dedikoj tifozëve prizrenas, ‘Arpagjikëve’, nuk na ka lënë asnjëherë të dorëzohemi dhe familjes sime”.
/Shqip.com