Lajme

Rexhepi në Bosnjë e Hercegovinë, diskuton për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka zhvilluar vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Rexhepi, përveç takimit me Shemsedin Mehmetoviq, deputet në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës, është pritur në takim edhe nga Dino Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, Ministër i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Benjamina Karić, kryetare e komunës së Sarajevës.

Siç njofton Kryeministria, tema kryesore e takimeve gjatë kësaj vizite ishte ratifikimi i Marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe njohja e dokumenteve të identifikimit, si pjesë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si dhe u bisedua edhe për mundësitë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

/Shqip.com