Lajme

Rexhaj: Situata në veri mund të eskalojë me protesta e demonstrata

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arbër Rexhaj që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për situatën e fundit në veri të vendit.

Sipas Rexhajt të VV-së, situate në veri mund të eskalojë me protesta e demonstrata.

“Unë nuk mendoj që presidenti i Serbisë, Vuciq, e ka në dorë situatën në veri në asnjë far forme, situata në veri nëse më pyesi mu në aspektin e sigurisë kombëtare a mund të eskaloj, unë mund të them që po sepse realisht mund të eskaloj situatë e tillë edhe me protestë e demonstrate”, tha Rexhaj në Kanal10.

Ai ka kërkuar nga pozita e opozita të bëhen bashkë në betejën për Kosovën që është zhvendosur në veri.

Ditëve të fundit shumë pjesëtar të komunitetit serbë kanë dhënë dorëheqje nëpër institucione të Kosovës.

Fillimisht Lista Serbe gjatë ditës së shtune ka bërë të ditur se janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë një konference për media ka bërë të ditur se rreth 500 zyrtarë policorë në veri të vendit kanë ofruar dorëheqje.

Po ashtu edhe gjyqtarë dhe prokurorë të komunitetit serbë gjatë ditës së djeshme kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

/Shqip.com