Lajme

Rexhaj: AAK ka shumëfishuar numrin e veteranëve, Kadrijaj e fton që t’i paraqes në Prokurori

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj

Debati në Kuvendin e Kosovës për pagën minimale dhe për veteranët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ka ngjallur diskutime.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka hedhur akuza në drejtim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke thënë se AAK e ka shumëfishuar numrin e veteranëve.

“Unë nuk po e kuptojë pse Aleanca, del të jetë mbrojtësi i hekurt i veteranëve, unë e kam një përgjigje për këtë, mendoj se pikërisht AAK këtë kategori e ka shumëfishuar, duhet me thënë këtë të vërtetë, nga ata komandantët të UÇK-së që kanë deklaruar, numri i veteranëve është i shumëfishuar, pra nuk është i vërtetë, disa të cilët nuk kanë qenë pjesëmarrës në luftë, ndoshta i kanë kushtet e rënda ekonomike, mirëpo nuk janë’’ ka thënë Rexhaj

Ndërsa, deputetja Kadrijaj në replikë i sugjeroi Rexhajt që t’i paraqes në Prokurori emrat e atyre që mendon se janë veteranë të rrejshëm.

Po ashtu Kadrijaj tha se të Qeverisë duhet t’i vijë turp për mos përfshirjen e veteranëve në pagë minimale.

“Kemi menduar se do të përshihen të gjitha kategoritë, mos përfshirja e veteranëve dhe kategorive të tjera është një diskriminim total, nuk mund ta kuptoj qasjen e kësaj qeverie, edhe ata janë njerëz”, ka thënë Kadrijaj

Po vazhdon ende debati për pagën minimale dhe veteranët e UÇK-së./Shqip.com