Sport Ndërkombëtar

Revolucion te Real Madridi, Ancelotti flet për merkaton

Carlo Ancelotti
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit ka mohuar se do të ketë një revolucion në klubin mbretëror gjatë verës.

Tekniku italian gjatë konferencës për media para ndeshjes me Villarealin, foli për mekaton që pritet ta bejë Reali gjatë verës, ku bëri të qartë se dëshiron ti ketë në skuadër futbollistët ”veteranë’ si Benzema, Modric e Kroos.

“Mendoj se Modric, Kroos apo edhe Benzema janë të destinuar të qëndrojnë në Madrid. Sepse sa herë ata nuk luajnë diçka në organikën e skuadrës ndryshon. Megjithatë, unë e di se e ardhmja nuk i takon emrave të sipërpërmendur, por lojtarëve si Tchouameni, Camavinga, Ceballos apo edhe Valverdes.

Ata do të shënjojnë një epokë të re tek Real Madrid”, deklaroi Ancelotti.

Pavarësisht se foli për merkaton e Realit, tekniku italian nuk e tha asnjë për fjalë për veten e tij rreth interesimit të kombëtarës brazilane.

/Shqip.com