Rozë

Revoltohet Ronela Hajati për festivalin e RTSH-së

Ronela Hajati

Këngëtarja, Ronela Hajati është shprehur shumë e revoltuar se nuk ka marrë ftesë nga Festivali i RTSH-së si fituese e një viti më parë,.

Ajo në një postim në Instagram, ka thënë se RTSH ka një drejtim mediokër me veprime skuthe.

“Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë, të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën! Po. Unë nuk isha e ftuar për të për të performuar këngën fituese ashtu si duhet! “Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut, këtu edhe jashtë! Kënga është luajtur në çdo cep këtë vit e më e gëzuar për këtë nuk mund të jem.

RTSH drejtimi mediokër e i vockël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit, nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye!!! T’ju shaj? Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë”, shprehet ajo në një postim në Instastory.

Ndryshe, ajo pas përformancës nuk ka kaluar tutje në Evrovizion.

/Shqip.com