Rozë

Revoltohet Arbër Hajdari pas komenteve negative për BBVA

Arber Hajdari

Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka qenë mjaft i komentuar sa i përket këtij edicioni.

Hajdari, shpesh ka kritikuar banorët, për mënyrën e sjelljes dhe lojës Brenda shtëpisë, e si pasojë e kësaj ai është “sulmuar” edhe nga publiku.

Mirëpo, së fundmi ka reaguar ai duke theksuar se nuk e ka personale me asnjërin nga banorët.

Ai tha se ky edicion i BBVA, ka qenë i vështirë për tu analizuar për shkak të  “përmasave gjigande që ka marrë dhe ndjeshmërisë së madhe që secili nga personazhet ka në publik”.

Ky është një spektakël, një show televiziv dhe jo një arenë gladiatorësh, ata aty brenda por edhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normal me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë prej 103 ditësh dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurrentëve. Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurrentët ka ndodhur sepse ky është një show dhe si i tillë të gjithë duhet ta marrim pak më me lehtësi e sportivitet”, tha Arbër Hajdari.

/Shqip.com