Lajme

“Reuters” shkruan për blerjen e dronëve Bayraktar nga Kosova

Agjencia e lajmeve “Reuters”, ka shkruar lidhur me dronët Bayraktar, të cilët i ka blerë Kosova.

“Reuter”, shkruan se Kosova ka blerë një grup dronësh Bayraktar të prodhimit turk, duke cituar kryemnistrin Albin Kurtin, në një kohë kur ajo përballet me trazira në veri.

Dronët Bayraktar kanë fituar popullaritet global pasi u përdorën nga ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse.

Tutje, “Reuters” shkruan se Republika 15-vjeçare po ndërton një ushtri që synon përfundimisht të ketë 5,000 ushtarë të rregullt dhe 3,000 rezervistë.

“Aleanca ushtarake e NATO-s ka gjithashtu më shumë se 4,500 paqeruajtës në vendin me 1.8 milionë banorë. Në muajt e kaluar, Kosova është përballur me dhunën e saj më të keqe etnike në veri, ku jetojnë rreth 50,000 serbë etnikë, të cilët mbështeten nga Beogradi”.

/Shqip.com