Sport Ndërkombëtar

Reus – shërbëtor besnik i Dortmundit

Marco Reus

Shumë herë u lëndua, u gjunjëzua, qëndroi jashtë fushave të gjelbra, por kurrë nuk u dorëzua.

Marco Reus e ka nisur sezonin e nëntë rradhazi – me fanellën e Borussia Dortmund.

Me shiritin e kapitenit në krahun e majtë – ai po e synon përsëri titullin e Bundesligës, ani pse rrugëtimi do të jetë i gjatë.

33 vjeçari – madje shënoi gol në ndeshjen e parë – duke treguar që do jetë lider i skuadrës – përsëri.

Reus – në total ka zhvilluar 183 ndeshje në Bundesliga – teksa rrjetën e ka tundur 79 herë dhe numëron 42 asistime.

Përkundër ofertave të shumta ndër vite – ai vendosi që të qëndrojë në “Signali Iduna Park” – ku tashmë e ka fituar epitetin e legjendës.

Marco ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja e Gjermanisë – me të cilën synon që ta luaj në Kupën e Botës “Katari 2022”. /Shqip.com