Sport Ndërkombëtar

Reus në muajt e fundit të kontratës, gjiganti anglez e kërkon me ngulm

Soccer Football - Champions League - Group G - Manchester City v Borussia Dortmund - Etihad Stadium, Manchester, Britain - September 14, 2022 Borussia Dortmund's Marco Reus celebrates after Jude Bellingham scores their first goal REUTERS/Craig Brough

Kapiteni dhe simboli i Borussia Dortmund, Marco Reus ka hyrë në sezonin e 11-të, me “verdhezinjtë” dhe tashmë ai synon të rinovojë sërish kontratën e tij me klubin që i “vodhi” zemrën, që në vogëli.

Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2023 dhe Reus kërkon sërish rinovimin, mirëpo në Angli kanë plane të tjera për të ardhmen e 33-vjeçarit.

Manchester United i ka hyrë “seriozisht” transferimit të Reus në “Old Trafford” dhe kërkon me ngul gjermanin, mirëpo ideja e Reus është të qëndrojë në “Signal Iduna Park”, ku jo në pak raste e ka treguar dashurinë e tij për klubin “verdhezi”.

Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të reagojë bordi i Dortmund mbi këtë ide transferimi.

/Shqip.com