Sport Ndërkombëtar

Reus i pafat – largohet me barrela nga fusha e gjelbër

Marco Reus

Kampionati Botëror “Katari 2022” mund të mbetet vetëm ëndërr për Marco Reus.

Kapiteni i Borussia Dortmund ka pësuar një lëndim të rëndë – në ndeshjen e sotme ndaj Schalke 04.

Si pasojë e kësaj – Reus është larguar nga fusha e gjelbër me barrela – teksa nuk mund t’i përmbante lotët.

33 vjeçari po kalonte në formë të mirë – këtë sezon – sepse kishte regjistruar dy gola dhe po aq asistime.

Përvoja e madhe që ka në supe do të ishte një ndihmë e madhe për kombëtaren e Gjermanisë – por mbetet të shihet – se cili do të jetë fati i tij.

Për shkak të lëdimeve – ai kishte munguar edhe në Botërorin e vitit 2014 – kur po kalonte në kulmin e karrierës.

Kupa e Botës fillon me 20 nëntor të këtij viti, teksa përfundon me 18 dhjetor./Shqip.com