Lajme

Reshjet e shiut shkaktojnë frikë për helmim të ujit në Deçan, MSH: Nuk ka vend për shqetësim

Ilustrim.
Ilustrim.

Disa mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit, janë dërguar për analiza në Institutin Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku ka bërë të ditur se krejt kjo ka filluar pas shqetësimit se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.

“Janë bërë analizat fiziko-kimike, nesër dhe pasnesër do t’i kemi edhe analizat bakteriologjike të këtyre mostrave”, thuhet në njoftim.

MSH ka bërë të ditur se në koordinim me ministrin e pushtetit lokal – Elbert Krasniqi, Zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka komunikuar me kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për t’u informuar për nga më afër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka vend për shqetësim dhe të njëjtit kanë bërë të ditur se të hënën do të jenë në Pejë, tek qendra rajonale e IKSHPK-së dhe në Deçan, ku do të takohet me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues të QKMF-së atje.

Në korrik të vitit 2021, afro një mijë e 500 qytetarë të komunës së Deçanit, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike aso kohe, kishte thënë se ka dyshime për kontaminim të ujit.

“Në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së./Shqip.com