Reshjet e borës mbulojnë hyrjet e tunelit të Kalimashit
Publikuar:
(10.04.2022 15:58:06)
Gjatë ditës së diele në territorin e Kosovës ka mbizotëruar mot i ftohtë.
Përveç shiut ka pasur edhe reshje të dendura të borës në disa pjesë të vendit.
Sipas një video të publikuar në Facebook, shihet se hyrjet e tunelit të Kalimashit janë të mbuluara nga bora.
Sa i përket temperaturave, ato do kanë pësuar rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet sot do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Nga java e ardhshme është paraparë të ketë ngritje të temperaturave, ku do të arrijnë deri në 20 gradë celsius./Shqip.com