Sport Shqiptar

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Hoxha i bashkohet Slaven Belupos

Lojëtari i Kosovës.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Arbër Hoxha i është bashkuar skuadrës kroate, Slaven Belupo.

Hoxha u largua nga Lokomotiva e Zagrebit duke nënshkruar kështu kontratë tre vjeçare me skuadrën e re.

Transferimin e ka konfirmuar skuadra kroate, Slaven Belupos, që ka bërë të ditur se 23-vjeçari nga ndeshja e së dielës kundër Hajdukut do të jetë në dispozicion të trajnerit, Zoran Zekiq.

“Arbër Hoxha është lojtari i ri i Slaven Belupos. Ai sot ka nënshkruar kontratë trevjeçare”, thuhet në njoftim.

Hoxha iu bashkua Lokomotivës së Zagrebit në qershor të vitit 2021 dhe gjatë kësaj kohe zhvilloi 11 paraqitje.

Sulmuesi i krahut ka qenë edhe pjesë e Superligës së Kosovës ku ka luajtur për skuadra si FC Ballkani, FC Prishtina, FC Besa dhe FC Istogu.

Hoxha ka thënë se është i lumtur që do të luajë për Slaven Belupo.

“Jam i lumtur që kam ardhur në Slaven Belupo. Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe në këtë mënyrë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet më të mira të mundshme”, ka thënë futbollisti për faqen zyrtare të klubit kroat.

Hoxha në janar të vitit 2020 debutoi edhe me kombëtaren e Kosovës, ku deri më tani ka zhvilluar tri paraqitje dhe ka shënuar edhe një herë.

Slaven Belupos këtë stinor gjendet në vendin e tetë në Ligën e Kroacisë, me 23 pikë të grumbulluara./Shqip.com