Kulturë

Reportazh: “Manifesta 14”, festivali që po sjell vizitorë të shumtë në Prishtinë

Këtë vit Prishtina po merr epitetin e “Kryeqytetit të artit” nga vizitorët e shumtë.

Programi prej 100-ditësh i Biennales “Manifesta 14”, ka shfrytëzuar pothuajse shumë lokacione për aktivitete kulturore.

Në kuadër të saj u shfaq edhe ekspozita e Marubit, në Muzeun Etnologjik.

Pietro Marubbi, fotografi shqiptar prezanton fotografi të bëra në studion “Marubi”, që pasqyrojnë jetën e banorëve të Shkodrës.

Qytetarët, “Manifestën”, po e shohin si të rëndësishme për promovimin e kulturës dhe artit në Kosovë.

Gjithashtu në kuadër të Manifestës, Bibliotekës Kombëtare, iu shtua edhe kultura rome e krijuar nga Farije Mehmeti.

Ekspozita “RomaMoMA”, përfshiu portrete shumëngjyrëshe të grave rome.

Mirëpo, për turistët këto nuk janë të vetme destinacione, vizitorë të shumtë ka edhe në Muzeun Kombëtar.

Po ashtu, Prishtina ka mjaft monumente që tregojnë për kulturën e lashtë dhe historinë e saj.

Si xhamitë e ndërtuara gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

Vend i vizituar është edhe monumenti “Heroinat”, që tregon sakrificën e grave gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjithashtu ndër monumentet që karakterizon kryeqytetin dhe Kosovën në terësi, është ai i “Newborn”.

“Newborn” simbolizon lindjen e shtetit të ri, është ndërtuar 14 vjet më parë dhe çdo vit obelisku ndërron ngjyrën dhe motivin.

Sheshet e Prishtinës, janë gjithmonë të mbushura e me gjallëri, falë rinisë dhe mërgimtarëve që vijnë në Kosovë.