Rozë Ndërkombëtar

Reperit Master P i vdes vajza, shkaku besohet të jetë abuzimi me substanca narkotike

Reperit të njohur Master P i ka vdekur vajza në moshë të re.

Tytyana Miller, vajza e reperit Master P, problemet e të cilës me vartësinë ishin dokumentuar në serialin real të WE TV, “GroWing Up Hip Hop”, ka vdekur në moshën 29 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Tytyanës e ka dhënë vet reperi me anë të një postimi në Instagram.

Ndonëse shkaku i vdekjes nuk është specifikuar, reperi ka shkruar se shëndeti mendor dhe abuzimi me substanca është një çështje për të cilën nuk duhet të kemi frikë të flasim.

“Familja jonë po përballet me një pikëllim të madh për humbjen e vajzës sime, Tytyana. Kërkojmë me respekt pak privatësi në mënyrë që familja jonë të mund të mbajë zi”.

“Ne i vlerësojmë të gjitha lutjet, dashurinë dhe mbështetjen. Sëmundja mendore dhe abuzimi me substancat janë një çështje e vërtetë për të cilën nuk mund të kemi frikë të flasim. Me Zotin, ne do ta tejkalojmë këtë”, ka shkruar 52-vjeçari./Shqip.com