Rozë

Reperi kosovar u kthye në muzikë, por po ndahet me gruan?

Reperi i njohur nga Kosova, Agon Amiga po kalon një krizë në martesën e tij.

‘Prive’ mëson se raporti i tij me bashkëshorten Egzona nuk është në ditët më të mira. Sipas asaj që shihet, Egzona nuk e ndjek Agonin në rrjetet sociale, e madje as familjarët e tij.

Duket se nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare, por për një krizë.

Kjo nuk është hera e parë që çifti kalon një krizë të tillë. Kujtojmë se ata u martuan në vitin 2013, u ndanë në 2015, e më pas i dhanë një shans njëri-tjetrit.

Agoni u zhvendos në Gjermani për të jetuar me familjen, por mesa duket problemet nuk i paskan lënë pas.Ndërsa sa i takon karrierës, Agon Amiga u rikthye në muzikë pas 5 vitesh me Lyrical Son.

/Shqip.com