ShqipBizz

Reperi i TBA-së reagon ndaj Encës për skenat në klipin e ri: Shumë e fëlliqësira qenka në këtë industri

Këngëtarja Enca Haxhiu

Këngëtarja, Enca Haxhia, pak ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Rakia”, njofton Shqip.com.

Pjesë e këtij videoklipi ishte edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bearti, dhe një model tjetër serb i cili ngjalli shumë reagime .

E që këto skena përveçse u komentuan në rrjetet sociale, tani kanë reaguar edhe reper të njohur.

Një reagim publik kundër këtij klipi e ka bërë edhe reperi, Cyanide, emri i vërtetë i të cilit është Jetmir Hoxha.

Ai ka publikuar një pamje të një prej skenave provokuese të klipit në Instagram, ku Enca shfaqet me bikini mbi trupin e Beartit.

Cyanide e ka quajtur të turpshme një paraqitje të tilla, madje ka përdorur edhe fjalë banale.

“Na keni helmuar, na kini q* ropt! Ju p***sha kulturën, po shumë e fëlliqësira ishit në këtë industri të “argëtimit”. Degjenerim total!”, ka shkruar Cyanide./Shqip.com