Rozë Ndërkombëtar

Reperi i njohur sulmon dy persona me thikë, mes tyre një shqiptar

Thug Slime

Një therje me thika ka ndodhur në mes reperit bullgaro-nigerian, Thug Slime dhe katër personave të tjera ka ndodhur mbrëmë në Kolonos të Greqis.

Sipas Policisë Helenike dy të plagosurit është dashur të dërgohen në spital.

Mësohet se sherri ka nisur në një lokal, ndërsa nuk dihen ende motivet. Deri më tani është mësuar se reperi ka sulmuar me thikë dhe ka plagosur një baba të tre fëmijëve, shkruan Protothema.gr.

Sipas kësaj media ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mesditës së djeshme, kur një makinë me katër pasagjerë, dy shqiptarë, një bullgar dhe një grek, ka ndaluar jashtë një kafeneje në rrugën Lenorman.

Katër burrat iu afruan shpërndarësit me origjinë shqiptare të dyqanit dhe për një arsye të panjohur janë zënë.

Menjëherë pas incidentit policia ka konfiskuar thikat, nga të cilat është plagosur shpërndarësi shqiptar dhe një person tjetër.

Kush është Thug Slime

Thug Slime ka lindur në vitin 1996 në Sofje me nënën e tij nga Bullgaria dhe babain e tij nga Nigeria. Familja u shpërngul në Greqi dhe Sepolia kur reperi ishte në shkollën fillore.

“Kam qenë në të njëjtën shkollë me Giannis Antetokounbo. Kosta, vëllai i tij dhe unë ishim në të njëjtën klasë. Ata luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin tim. I mbaj mend që vazhdimisht luanin basketboll, shkonin në stërvitje natën. Ata e meritojnë atë që kanë arritur. Ata punuan shumë për këtë”, tha ai në një intervistë për LIFO.


Në prill 2019 ai publikoi videoklipin e tij të parë dhe në vitin 2020 publikoi dy albume dhe pati një sukses të madh në Spotify dhe YouTube./SHQIP.com