Rozë Ndërkombëtar

Reperi i njohur akuzohet për përdhunim

Dylan Gonzalez dhe Tory Lanez

Basketbollistja e njohur, Dylan Gonzalez, është bërë tejet e komentuar me deklaratën e saj.

Ajo tashmë është duke e akuzuar për përdhunim, gjë e cila u bë menjëherë virale në rrjet, shkruan People.

“Unë jam i detyruar të rijetoj vazhdimisht në mendjen time dhe të vuaj përsëri tmerrin e shtypur prej kohësh të përdhunimit tim nga duart e tij”, është shprehur ajo.

Një vepër e tillë sipas saj është bërë në një hotel në Las Vegas.

Ekipi ligjor i Gonzalez, George Vrabeck dhe Ariel Mitchell, kanë thënë do të ndërmarrin veprime kundër Songz në javët e ardhshme dhe janë në proces të paraqitjes zyrtare të procesit gjyqësor.

Kjo nuk është hera e parë që ai po akuzohet për përdhunim, pasi në vitin 2017, Keke Palmer e kishte akuzuar për të njëjtën vepër./SHQIP.com