Sport Ndërkombëtar

Reperi amerikan interesohet për blerjen e klubit anglez

Jay-Z/ Foto: Getty Images
Jay-Z/ Foto: Getty Images

Jay-Z kërkon tashmë të jetë pjesë e futbollit evropian.

Këngëtari amerikan kërkon që të blejë aksionet e Tottenham dhe janë mediat angleze ato që e raportojnë diçka të tillë.

53-vjeçari është interesuar për çmimin e klubit, teksa në treg vlera e Tottenham arrin në 2 miliardë funta angleze.

Jay-Z do të ndihmohet në këtë mision nga investitorë amerikanë, të cilët për 13 vite kanë investuar në klubin e Arsenalit.

Mesa duket, projekti i Jay-Z i ka bindur më shumë dhe tashmë mund të ketë diskutime për aksionet e klubit.

Jay-Z është investitor edhe në basketboll, aty ku ka aksione së bashku me Beyonce në klubin e Bruklin Nets.

/Shqip.com