Teknologji

Reno10 vjen nga fundi i majit

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur Oppo do të prezantoj serinë e re të Reno10.

Bazuar në një video të shkurtë prezantuese, data e lansimit do të jetë 24 maji.

Digital Chat Station zbuloi se dy modelet, Oppo Reno10 dhe Oppo Reno10 Pro, do të sjellin kamera me zmadhim optik 2x dhe trupa të lehtë.

Oppo Reno10 thuhet se ka një ekran 6.7” me rezolucion 1080p dhe anët e ekranit të lakuara, shpejtësinë e rifreskimit deri në 120 Hz dhe kamerën selfie 32 MP me sensor IMX709.

Pjesa e pasme do të ketë një kamerë kryesore 64 megapikselë me sensor Omnivision OV64B, një kamerë tjetër prej 8 MP me imazher Sony IMX355 dhe një kamerë prej 32 MP.

Versioni që do vij me ngjyrë vanilje, do të mundësohet nga një çip Snapdragon 778G me 12 GB RAM.

Bateria do të ketë një kapacitet prej 4600 mAh dhe mbështetje për karikim 80W.

Telefoni do të peshojë 180 gram dhe do të ketë vetëm 7.58 mm trashësi.

Oppo Reno10 Pro do të ketë një ekran pak më të madh 6.74” me një rezolucion prej 2772 x 1240 piksel.

Shpejtësia e rifreskimit, pamja e përgjithshme dhe kamera e përparme do të jenë identike me ato të modelit të larpërmendur, por dallime të mëdha do të ketë në pjesën e pasme.

Ky telefon do të ketë një kamerë kryesore 50 MP me sensor IMX890 dhe OIS, ndërsa këndi ultra i gjerë dhe portreti, do të jenë saktësisht të njëjta si në Reno10 me vanilje.

Reno10 Pro do të ofrojë një çip Dimensity 8200, MariSilicon X NPU dhe një karikim 100W SuperVOOC për baterinë 4600 mAh.

Trupi do të ketë sërish një profil të hollë 7,68 mm dhe do të peshojë 186 gram.

/Shqip.com