Sport Ndërkombëtar

Rennes e mposhtë kampionin

Ka përfunduar me rezultat 1 me 0, përballja e mbrëmjes në kampionatin francez “Ligue 1”, mes Rennes dhe PSG, ku një gol i vendasve ka mjaftuar për t’i dhënë një tjetër goditje kampionëve të Francës.

Përballja nisi e qetë, me të dyja palët që nuk arritën dot të gjenin golin në pjesën e parë, duke e mbyllur me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Traore, në minutën e 65’, gol ky që do të mjaftonte për t’i dhënë skuadrës së Rennes, tre pikët e radhës.

Pas kësaj përballjeje, PSG mbetet në kuotën e 47 pikëve, vetëm 3 më shumë se Lens i vendit të dytë.

/Shqip.com