Teknologji

Rënie në shitjen e kufjeve, Meta zbret çmimet

Kufjet Meta Quest 2 dhe Meta Quest Pro / Foto: Amelia Holowaty Krales / The Verge
Kufjet Meta Quest 2 dhe Meta Quest Pro / Foto: Amelia Holowaty Krales / The Verge

Kompania Meta do të ulë çmimet e kufjeve të thjeshta Quest 2 dhe ato të nivelit të lartë Quest Pro.

Çmimi i modelit të kufjeve Quest 2 do të bjerë nga 499,99 dollarë në 429,99 dollarë, ndërsa çmimi i Meta Quest Pro do të ulet në 999,99 dollarë nga 1,499,99 dollarë.

Meta humbi 13.7 miliardë dollarë në segmentin e produkteve të realitetit virtual Reality Labs në 2022.

Meta Quest Pro 2 u prezantuar në nëntor, por çmimi i saj i lartë e bëri atë të pamundur për t’u blerë nga shumica e konsumatorëve.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë pajisje të përballueshme për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për të përfituar nga gjithçka që Realiteti Virtual ka për të ofruar”, tha kompania në një njoftim.

Ndryshimet e çmimeve do të fillojnë të shfaqen më 5 mars për Meta Quest 2.

Blerësit amerikanë dhe kanadezë do të kenë në dispozicion pajisjet me çmimin e ri të Quest Pro më 5 mars, ndërsa këto ulje do të jenë në dispozicion të gjithë të interesuarve nga e gjithë bota nga 15 marsi.

/Shqip.com