Rënia drastike e Feronikelit brenda dy viteve

Në vitin 2019 ishin kampionë të Superligës së Kosovës. ndërsa, pas dy vitesh e kanë “prekur fundin”.
KF Feronikeli është duke kaluar në formë katastrofale dhe këtë e tregojnë më së miri statistikat.
Skuadra nga Drenasi pozcionohet në vendin e fundit të futbollit elitar të Kosovës.
Pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara, kanë arkëtuar vetëm tre fitore, një barazim dhe janë mposhtur 12-të herë.
Kështu, Nikli ka grumbulluar vetëm dhjetë pikë deri më tani.

Arsyjet e rezultateve të dobëta të këtij ekipi lidhet me gjendjen financiare.
Për shkak të problemeve me financa, në fillim të sezonit i ishin larguar shumica e futbollistëve që ishin pjesë e sukeseve më të mëdha të skuadrës.
Ndërsa, përkundër transferimeve tjera – sukseset po mungojnë.
Sikur të mos mjafonte kjo, Feronikeli është eleminuar edhe nga Kupa e Kosovës.
Madje, qysh në gjiron e parë.
Në takimin e zhvilluar në Drenas, ata u mposhtën nga Fushë Kosova, me rezultat të thellë 1-4 dhe u përshëndeten nga ky kompeticion.
Më së afërmi me pikë më Niklin janë Dukagjini dhe Ulpiana, me nga 16/17 pikë.
Kurse, distanca me Ballkanin që është lider është 20-të pikë./Shqip.com
