Sport Shqiptar

Renditja e re e FIFA-s, ja ku renditet Kosova dhe Shqipëria

FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka mbetur në pozitën e njëjtë nga muaji nëntor, ashtu sikurse edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

FIFA ka ardhur me përditësimin e ranglistës së ekipeve kombëtare, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar nga emrat dhe pozitat.

Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treti, Belgjika e katërta dhe Brazili e pesta, pasi ka rënë për dy pozita.

Pas tyre vjen Holanda e gjashta duke u ngritur një pozitë, Portugalia bie e shtata, Spanja mbetet e teta, ashtu sikurse Italia e nënta dhe Kroacia që mbyll dhjetëshen.

Edhe Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të renditet në pozitën më të mirë në histori, duke mos ndryshuar pozicion nga ranglista e nëntorit.

Pas përditësimit të dhjetorit, Kosova e mbyll vitin 2023 zë pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë në renditje.

Kurse, Shqipëria është në vendin e 62-të me 1382.69, aq sa kishte vitin e kaluar.

/Shqip.com