Sport Ndërkombëtar

Renditja e FIFA-s: Kryeson Brazili, Kosova në vendin e 107-të

FIFA ka zbuluar zyrtarisht renditjen e saj së fundit dhe kryesimin e mban Brazili, edhe pas eliminimit nga Botërori i Katarit që në çerekfinale.

Argjentina kampione bote qëndron në vendin e dytë, ndërsa Franca finaliste në vendin e tretë.

Më pas në renditje vijnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Kosova renditet në pozitën e 107-të, shkruan Shqip.com.

Shqipëria ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 66-ë.

/Shqip.com