Teknologji

Renault dhe Qualcomm zhvillojnë platformën softuerike për automjetet elektrike

Pasi bashkëpunuan për zhvillimin e makinave elektrike, prodhuesi francez i automobilave, Renault do t’i bashkoj forcat me kompaninë Qualcomm për të zhvilluar një arkitekturë të centralizuar të platformës për automjetet elektrike të përcaktuara me softuer.

Qualcomm ka premtuar se do të investojë në kompaninë e re elektrike dhe softuerike të Renault të quajtur Ampere.

E ashtuquajtura platforma SDV synon të bashkojë të gjitha sistemet e automjeteve në një vend.

Ndryshe nga Android Auto, i cili fokusohet në info-argëtimin, SDV do të marrë gjithashtu kontrollin e të gjithë kabinës, lidhjen, telematikën, komunikimet e linjës së energjisë, sigurinë, sigurinë kibernetike dhe madje edhe ndihmën e avancuar të shoferit (ADAS).

Gjithçka do të mbështetet në një njësi të vetme kompjuterike fizike (PCU), të prodhuar nga Qualcomm.

Renault dhe Qualcomm kanë deklaruar se kjo do të ulë në mënyrë të pashmangshme kostot e prodhimit dhe do ta bëjë të gjithë përvojën brenda automjetit më të efektshme.

Kjo pajisje do të jetë në dispozicion në prodhim të veturave të ardhshme.

/Shqip.com