Sport Shqiptar

Remzi Ejupi nuk e mohon kandidatimin për kryetar të FFK-së

Remzi Ejupi

Pas 16-të viteve në krye të FC Prishtinës, Remzi Ejupi – ditë më parë u largua nga posti i presidentit të këtij klubi.

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” , Ejupi nuk e mohoi se do të kandidojë për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Është bërë praktikë para kandidaturës që njerëzit të pyetën a do të kandidosh. Unë nuk e di se cili thotë se nuk do të kandidojë. Askush nuk vrapon të kandidadoj në Federatën e Boksit, apo të Shahut…Unë kam një karrierë 16-vjeçare te Prishtina”, u shpreh Ejupi, kur u pyet nëse do të kandidojë për të parin e FFK-së.

Ai po ashtu shtoi se “presim që të ketë një Kuvend të rregullt dhe një para kuvend ku do të mblidheshin të gjitha klubet. Klubet do të duhej ta kishin fjalën kryesore e jo ata që marrin rroga në Federatë. Ka një disbalancë mes atyre që janë në Federatë dhe klubeve. Ata i mbikalojnë klubet dhe vendosin për njerëzit që janë në Federatë”.

Remzi Ejupi largohet nga posti i presidentit të FC Prishtinës | Paparaci
Remzi Ejupi – foto nga e kaluara

Ejupi – insistoi se menaxhimi i kësaj federate mund të bëhet shumë lehtë – nëse nuk keqpërdorën mjetet.

“Menaxhimi i FFK-së mund të bëhet shumë lehtë. Vetëm nëse nuk keqpërdoren mjetet e Federatës aty ka shumë djem të mirë, gjyqtarë të mirë por që ata nuk pyetën. Prishtina është kujdesur që gjithmonë të ketë ndryshime me futbollistë e trajnerë”, përmendi ai.

Aktualisht – kryetar i FFK-së është Agim Ademi, teksa para tij ka qenë i ndjeri – Fadil Vokrri.

Për emërinim e kryetarit të ri – duhet bërë zgjedhje – ku të drejtë vote kanë delegatët.

Herën e fundit – kur Ademi e kishte marrë këtë post – ai ishte ishte kandidati i vetëm i propozuar, teksa kishte marrë 58 vota.

Asokohe të pranishëm kishin qenë edhe zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s. /Shqip.com