“Remi” ftohet përsëri nga Specialja për intervistim
Publikuar:
(02.11.2023 22:52:34)
Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, është ftuar edhe një herë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Siç mëson Klan Kosova ai do të intervistohet në premten nga ora 09:00 në objektin e EULEX-it në Zonën Industriale.
Herën e fundit ai është intervistuar më 13 shtator, me ç’rast edhe i ishte konfiskuar telefoni.
/Shqip.com