Lajme

Rektori Qerimi: Kisha rezerva t’i hyja garës

Qerim Qerimi, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se shpreson që brenda mandatit që ka marrë në gjysmë t’i realizojë 10 pikat e programit të prezantuar para senatit.

Qerimi ka theksuar se gjithçka do të nisë me rishikimin dhe ndryshimin e plotësimin e statutit të UP-së. Ai ka treguar se ka qenë skeptik paska sa i përket hyrjes në garën për rektor, derisa është pyetur nëse synon mandatin e plotë.

“E ardhmja ka shkallë të paparashikueshme. Mund ta imagjinoni që kam pasë rezerva për të hyrë edhe për këtë pjesë, por mund të them që kjo ishte një lehtësi, fakti i periudhës kohore, që vlerësoj që është e mjaftueshme për t’i dhënë përgjatë linjave të programit që kam paraqitur”, është shprehur Qerimi për Klan Kosova.

“Nuk mund të them që kjo është e bëshme brenda dy viteve. Objektivat janë të ndryshueshme dhe ka disa hapa që mund të bëhen shpejt. Nuk është se kam një synim ose preferencë për diçka të tillë [mandatin e ri]. Do të isha shumë i gëzuar nëse e përfundojë këtë pjesë dhe nëse sjell rezultate të dëshirueshme”, ka thënë ai.

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, ndër të tjera ka thënë se ende nuk i ka emrat për prorektorë.

/Shqip.com