Lajme

Rektori i UP-së për tentim-shkarkimin e tij: Besoj që Nagavci është e përfshirë

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Naser Sahiti, ka thënë se beson që ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është e përfshirë në tentimin për shkarkimin e tij.

Në emisionin Pressing në T7, Sahiti ka thënë se për nuk mund të flasë për Qeverinë në tërsi për shkak se ka ministri me të cilat ka pasur bashkëpunim korrekt.

“Realisht unë nuk mundem të flas për qeverinë në tërësi, sepse nuk e di formën dhe mënyrën e komunikimit se si e kanë ata ndërmjet vete dhe në çfarë instancash I zhvillojnë ata konsultimet por sa i përket ministrës kam një bindje të thellë që ministrja është e përfshirë në këtë zhvillim të ri rreth Universitetit të Prishtinës, përndryshe si Qeveri ka disa ministri që ne e kemi pasur një bashkëpunim shumë korrekt”, tha Sahiti.

Faktin se ai është akuzuar si i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës e ka quajtur si të paqëndrueshëm.

“Kjo nuk qëndron, nuk ka asnjë fakt të vetëm. Kurr as që kam qenë në ndonjë tubim të PDK-së, lerë që nuk jam zyrtar I tyre por as një fotografi ose diçka që kam punuar që ta favorizojë PDK-në nuk ka dhe kjo nënkupton që është një çështje koti”.

Ndërsa,për tentim-shkarkimin e tij, Sahiti ka thënë se arsyjet e vërteta janë diku tjetër.

“Unë mendoj që arsyejet e vërteta janë krejt diku tjetër dhe beso që ato lidhen kryesisht me faktin që unë nuk jam njëri që punojë në bazë të direktivave të këtij grupi apo të atij grupi sepse i kam parimet dhe punojë në bazë të normave dhe dispozitave ligjore”.

Rektori UP-së tha se ka pasur një takim me Nagavcin lidhur me anëtarin e Këshillit Drejtues të UP-së, Selim Bezeraj i cili akuzohet për plagjiaturë.

Ai tha se Nagavci nuk shprehi asnjë interesim, as nuk ofroi mbështetje për ta adresuar këtë si çështje.

“Reagimi i saj pak më ka befasu, nuk e kam prit, nuk ka shpreh ndonjë interesim, as me dhënë ndonjë ide, por as me ofru ndonjë mbështetje për me adresu si çështje. Nuk e di, shohim si t’ja bëjmë, qikaq kanë qenë përgjigjet e saj”, tha ai.

Nesër, gjatë ditës së premte është paraparë që Këshilli Drejtues i UP-së, të marrë vendim për shkarkimin e Sahitit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Sahiti përmes një konferencë për media ku edhe njoftoi se nuk do të marrë pjesë për shkak se e cilëson si të jashtëligjshme

/Shqip.com