Lajme

Rektorati i Universitetit të Prishtinës kërcënohet me bombë

Rektorati i Universitetit të Prishtinës

Policia e Kosovës ka rrethuar oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Kjo pasi që ata janë informuar nga rektori, Naser Sahiti për një kërcënim me bombë që kanë marrë përmes një emaili anonim.

Ai për SHQIP.com ka konfirmuar se emailin kërcënues e kanë pranuar sot gjatë ditës.

“Po kemi pranuar sot një email anonim, ku jemi kërcënuar me bombë në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. E kemi lajmëruar rastin menjëherë në polici”, ka treguar ai.

I pyetur se cila ka qenë arsyeja e kërcënimit më bombë ai nuk ka dhënë detaje, duke thënë se policia merret më tutje me rastin.

SHQIP.com është munduar të kontaktojë me policinë, por kanë qenë të paqasshëm./SHQIP.com