Sport Ndërkombëtar

Rekordmeni Rafael Nadal

Viti 2022 ishte i Rafael Nadalit.

Tenisti spanjoll i fitoi dy turne të mëdhenj duke hyrë kështu në histori të sportit të bardhë.

Ai arriti në kuotën e 22 Grand Slameve, gjë të cilën nuk e ka arritur askush më parë.

36 vjeçari triumfoi në French Open, të cilin e ka specialitet.

Ai në finale e mposhti Casper Ruud me lehtësi, 3-0 në sete: 6:3, 6:3 dhe 6:0.

Spanjolli triumfoi edhe në turneun Australian Open.

Ai e mposhti në finale tenistin Daniil Medvedev 3:2 në sete pas një meçi maratonik.

Nadal ishte në disavantazh prej dy meçesh: 2–6, 6–7, por përmbysi gjithçka duke fituar 6–4, 6–4 e 7–5.

Në US Open festoi spanjolli Carlos Alcaraz.

19 vjeçari në finale ishte më i mirë se tenisti Casper Ruud për ta fituar për herë të parë një Grand Slam.

Ai fitoi 3:1 në sete: 6-4, 2-6, 7-6 e 6-3.

Novak Djokovic e fitoi Wimbledonin pasi në finale e mundi tenistin Nick Kyrgios, 3:1 në sete, 4–6, 6–3, 6–4 e 7–6.

Në konkurrencën e femrave, Iga Swiatek ishte e jashtëzakonshme duke triumfuar në dy turne të mëdhenj.

Ajo shkëlqeu në Roland Garros në Francë pasi në finale e mundi amerikanen

Coco Gauff 2:0 në sete, 6-1, 6-3.

Gjithashtu, ishte e jashtëzakonshme edhe në US Open, ku e mundi në finale tenisten Ons Jabeur, 2:0 në sete, 6-2 e 7-6.

Elena Rybakina triumfoi në Wimbledon duke u bërë kazakja e parë që e fiton një turne të madh të tenisit.

Në finale, ajo e mundi tenisten nga Tunizia, Ons Jabeur, 2:1 në sete: 3–6, 6–2 e 6–2.

Kurse, në Australian Open triumfoi Ashleigh Barty.

Tenistja australiane, e cila u pensionua më pas gjatë vitit, në finale e mundi amerikanen Danielle Collins, 2:0 në sete: 6-3 e 7-6.

/Shqip.com