Rekord i Zi: Pesë vdekje dhe 1.765 infeksione të reja
Publikuar:
(17.08.2021 15:03:04)

Pesë raste të vdekjes dhe 1 mijë e 765 infeksione të reja me COVID-19, është bilanci ditor.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të martën.
Kjo statistikë e rasteve ditore është “rekord i zi”, që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë shëruar 127 pacientë.
Rastet aktive janë 10 mijë e 183.
Ndërsa gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 21.903 qytetarë. /Shqip.com