Rekord “i çmendur” i fitimeve në ndeshjen Inter – Milan
Publikuar:
(17.05.2023 13:00:24)

Ndeshja e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve mes Interit dhe Milanit ka vendosur një rekord të ri.
Prania e tifozëve dhe çmimet e biletave, kanë vendosur rekordin e ri sa i përket parave të fituara në ndeshjet e luajtura në “San Siro”.
Sipas të dhënave zyrtare, në ndeshjen e mbrëmshme, në stadium ishin të pranishëm 75.567 spektatorë.
Ata bënë që nga biletat për këtë ndeshje të regjistrohej një fitim prej 12,547 milionë eurosh.

Një rekord i ri, që ka shkatërruar me një diferencë të thellë “të vjetrin” që ishte vendosur vetëm një javë më parë, në ndeshjen ku Milani ishte pritës.
Në atë sfidë, kuqezinjtë përfituan “vetëm” 10,461 milionë euro.
/Shqip.com