Lajme

Reka: Pas 27 gushtit, dialogu i Brukselit nuk do të jetë i njëjtë

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane i Kosovës, Blerim Reka, ka reaguar lidhur me marrëveshjen  për dokumente udhëtimi mes Kosovës e Serbisë.

Reka është shprehur se pas datës së sotme 27 gusht, Dialogu i Brukselit nuk do të jetë i njëjtë.

“Pas 27 gushtit 2022, Dialogu i Brukselit nuk do të jetë i njëjtë. Bisedimeve asmiterike u skadoi afati i përdorimit”, ka shkruar Reka.

Lexo edhe:
Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Ai ka shtuar se reciprociteti i datës 31 gusht e ka shtyrë Serbinë të anulojë vendimin e saj.

“Reciprociteti i zbatuar me 31 gusht nga Kosova, pra e detyroi Serbinë që të anulojë vendimin e saj për mosnjohjen e dokumenteve të Kosovës. Nga sot ai mori vulën Euro-Atlantike”, është shprehur më tutje Reka.

Lexo edhe:
Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Nëse reciprociteti u pranua për çështje teknike, nuk mund të paramendohet mospërfillja e tij, për çështjen thelbësore: marrëveshjen juridikisht obliguese për njohjen reciproke midis dy shteteve sovrane. Duket hap i vogël teknik, por i madh substancial, ka shtuar më tutje Reka./Shqip.com