Sport Shqiptar

Reja publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Spanjën e Gjeorgjinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve që do grumbullohen për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Tekniku italian ka ftuar disa lojtarë për herë të parë në përfaqësuesen kuqezi, duke parë formën e mirë që po kalojnë.

Për herë të parë fanellën Kuq e zi do ta veshin tre futbollist, duke filluar me portierin Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Cittadella, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami i Benfikës.

Mbrojtësi 19-vjeçar ishte grumbulluar fillimisht me ekipin Kombëtar U-21, por pas bisedës mes stafeve teknike u vendos që të kalojë te ekipit Kombëtar A.

Ndërkaq, rikthehet me kuqezinjtë sulmuesi Giacomo Vrioni, i cili po kalon gjithashtu një formë të mirë me klubin në Bundesligën austriake, së bashku me mbrojtësin Ivan Balliu, që ka munguar te kuqezinjtë në takimet e fundit për shkak të probleme fizike.

Lista e plot e lijtarëve:

Shqipëria do të luajnë me Spanjën në Barcelonë më 26 mars miqësoren e parë dhe më 29 mars do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” në miqësoren e dytë të këtij muaji./Shqip.com