Sport Shqiptar

Reja kërkon fitore kundër Izraelit

Shqipëria do të përballet me Izraelin më 10 qershor në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45.

Para kësaj ndeshje konferencë për media kanë mbajtur trajneri, Edoardo Reja dhe mbrojtësi, Berat Gjimshiti.

Reja analizoi përfaqësuesen izraelite, duke vënë në pah edhe se çfarë duhet të bëjë kombëtarja shqiptar.

“Ato ndeshje të mëparshme me Izraelin kanë qenë një histori tjetër. Tani ata kanë lojtarë të tjerë dhe po jetojmë realitete të ndryshme. Ndaj nuk mund të marrim diçka nga e kaluara, edhe pse ekipi ka ndonjë lojtar si atëherë. Izraeli është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët që ka janë ofensivë dhe të shpejtë, edhe krahët e mbrojtjes i kanë shumë aktivë në aksionet ofensive. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira ku ne duhet të shfrytëzojmë, sidomos sa i përket fazës mbrojtëse”, tha ai.

Nga ana tjetër Gjimshiti, theksoi se grupi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve është mjaft i ekuilibruar, por synimi është që të marrim maksimumin duke nisur që nga kjo ndeshje.

“Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep me shume ne fund merr vendin e parë. Të dyja mendoj se njësoj. Çdo kundërshtar të jep presion. Nuk ka skuadër qe nuk të jep presion, është me mirë qe ka presion se je më i përqendruar, skuadra ka objektivin, vendin e parë. Duket në stërvitje të gjithë japim maksimumin. Te gjithë duan vendin e titullarit, çdo ndeshje ka vështirësitë e veta do japim maksimumin”, shtoi ai.

Shqipëria pas një ndeshje të zhvilluara gjendet në vendin e tret ne vetëm një pikë, po aq sa ka edhe Izraeli që është një pozitë më lartë./Shqip.com