Sport Shqiptar

Rei Manaj “makineri” golash, tund rrjetën për herë të 14-të

Rei Manaj është kthyer në një “makineri” golash në Turqi.

Sulmuesi shqiptar ka tundur për herë të 14-të rrjetën në Superligën Turke, kësaj radhe kundër Pendiksporit të Endri Çekiçit.

Në minutën e 69’ të takimit, Manaj mori një top në mesfushë, kaloi në mënyrë spektakolare një mbrojtës dhe u nis në sprint për të mos u ndalur nga askush, i cili i vetëm përballë portierit nuk gaboi.

Goli i Manaj i çoi shifrat në 3:1 për Sivasspor, duke vulosur fitoren dhe tre pikët për ekipin e tij në Superligën turke. I gjithë takimi përfundoi 4:1.

Kliko Linkun për të parë Golin

/Shqip.com