Reguilon rikthehet në Madrid
Publikuar:
(29.08.2022 11:44:57)

Sergio Reguilon – do të kthehet në Madrid.
Por, te Atletico.
Reprezentuesi spanjoll – do të udhëtoi nesër për në kryeqytetin e Spanjës – për testet mjekësore.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Reguilon – i zhvilloi 25 ndeshje në sezonin e kaluar – teksa shënoi dy gola dhe asistoi tre herë.
25 vjeçari nuk është në planet e Antonio Contes – andaj nuk qëndroi në Londër.
Rikthimi në Spanjë është i veçantë për të, sepse në të kaluarën e ka djersitur fanellën e Real Madrid dhe Sevillës.
Ai është ftuar edhe nga kombëtarja e Spanjës – dhe e ka djersitur atë fanellë në një ndeshje kualifikuese për në Kupën e Botës “Katari 2022”./Shqip.com