Sport Ndërkombëtar

Reguilon mund të veshë këpucët e Albas te Barça

Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Jordi Alban.

Spanjolli konsiderohej si i paprekshëm dhe vazhdon të mbetet i tillë edhe nën urdhërat e Xavi Hernandez.

Por, gjërat mund të marrin kahje tjetër nga sezoni i ardhshëm, me Sergio Reguilon që pritet të marrë ofertë nga “Blaugrana”, raporton Goal.com.

Antonio Conte

Mbrojtësi i krahut të majtë nuk po e gjen minutazhin e duhur me Antonio Conten – i cili preferon të ketë konkurrencë në atë pozitë, me Sessegnon që ka filluar ‘të marrë këmbët’ si startues.

Edhe te Barça, 25 vjeçari do të gjente konurrencën e Albas, por jo edhe për shumë gjatë për shkak të moshës së tij.

Ani pse është “madrilen”, Reguilon do të merrte rolin e startuesit për shumë pak muaj – varësisht edhe nga performancat e tij në fushë.

Reguilon në “El Clasico”

Në diçka të tillë te Spurs nuk është se po çalon, pasi ka regjistruar dy gola dhe tre asiste në 25 paraqitje në Premierligë këtë edicion.

Përndryshe, kontratë me londinezët deri në vitin e largët – 2025, kurse vlera e tij në tregun aktual kap shifrën e 28 milionë eurove. /Shqip.com