Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të realizohet edhe në pjesën veriore të vendit

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës morri vendim që regjistrimi i popullsisë në Kosovë të bëhet vitin e ardhshëm.
Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se një veprim i tillë që do të fillojë nga shtatori e deri më 17 tetor të vitit 2023.
“Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023” kishte thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
E ky regjistrim do të realizohet edhe në komunat me shumicë serbe.
Kjo është konfirmuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në një përgjigje për Shqip.com
“Sikurse në pjesët tjera të Kosovës edhe në atë pjesë, ASK ka pritshmëri se do të jenë pjesë e regjistrimit. ASK do të aplikoj metodën e njëjtë për të gjitha pjesët dhe do te zhvilloj takime paraprake me të gjitha komunitet në Kosovë” thuhet në përgjigjen e ASK-së.
Nga ASK-ja po ashtu është bërë e ditur se do të ketë diskutime te të gjitha niveleve, fushatë dhe kordinim të aktiviteteve.
Ky regjistrim do të përfshijë, tri (3) njësi: Banesat/shtëpitë, ekonomitë familjare dhe individët.
Lidhur më këtë çështje deri më tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e kryetarëve të komunave me shumicë serbe apo nga ana e Listës Serbe.
/Shqip.com