Kulturë Kino

Regjisori kryesor i kinematografisë franceze Godard, vdiq në moshën 91-vjeçare

Regjisori i njohur francez, Jean-Luc Godard, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Godard shpërtheu në skenë me À bout de souffle (Pa frymë) të viteve 1960.

Puna e tij solli një gjallëri dhe guxim të ri në kinema dhe ndikoi regjisorët nga Martin Scorsese te Quentin Tarantino.

Godard ishte ndër regjisorët më të mirënjohur në botë, i njohur për klasikët si “Breathless” dhe “Commpt”, të cilat thyen konvencionet dhe ndihmuan në fillimin e një mënyre të re të krijimit të filmit, me punën e kamerës së dorës, shkurtimet dhe dialogun ekzistencial.

“Jean-Luc Godard vdiq i qetë në shtëpi, i rrethuar nga të dashurit”, tha gruaja e tij Anne-Marie Mieville dhe producentët në një deklaratë të publikuar nga disa media franceze. Godard do të digjet dhe nuk do të ketë ceremoni zyrtare, thanë ata.

Shumë adhurues të filmit, e vlerësuan atë si një revolucionar të vërtetë duke i vënë artistët në të njëjtin nivel me piktorët mjeshtër dhe ikonat e letërsisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha për se Godard “kishte vizionin e një gjeniu”.

“Jean-Luc Godard, ikona e kineastëve, shpiku një art me vendosmëri moderne, intensivisht të lirë. Kemi humbur një thesar kombëtar, një njeri që kishte vizionin e një gjeniu.”

Shumica e filmave të tij më me ndikim dhe komercialisht të suksesshëm erdhën në vitet 1960, duke përfshirë “Vivre Sa Vie” “Pierrot le Fou”, dhe “Weekend”.