Kulturë Kino

Regjisori Fuga: Nuk kemi institucione shtetërore, por “qeveritare”

Regjisori e aktori i njohur nga Shqipëria, Genci Fuga
Regjisori e aktori i njohur nga Shqipëria, Genci Fuga

Regjisori e aktori i njohur nga Shqipëria, Genci Fuga, i ftuar në emisionin “Vila24”, u shpreh i pakënaqur për gjendjen financiare të artistëve.

Ne si strukture shoqërore nuk kemi parametra të vlerësojmë këtë lloj profesioni”, ka thënë Fuga, duke vërejtur se në Shqipëri nuk ka institucione shtetërore, por thjesht qeveritare që ndërrohen çdo 4 vite.

Sipas Fugës kjo pengon ngritjen e strategjive për ta njohur dhe rregulluar me ligj profesionin e krijuesit dhe interpretuesit, e më pas të vendoset një tarifë për kostot e punës.

Ne na mungon strategjia për artin dhe kulturën e mirëpranuar nga të gjitha forcat politike dhe e pandryshueme për minimalisht 25 vitet e ardhshme, në bazë të strategjisë së zhvillimit, të kemi formimin e institucioneve të nivelit të dytë siç mund të jetë teatri, ministria, agjencitë e ndryshme, ligjin përkatës të organizmit të tyre, njohjen e profesionit të krijuesit dhe interpretuesit. Një aktor ne e quajmë në të zezë aktor”, shprehet Fugu me keqardhje për situatën e krijuar në vend e cila reflektohet e bie direkt mbi artistët.

/Shqip.com