Sport Ndërkombëtar

Refuzon një milion euro për të treguar të vërtetën

E dashura e ish-mbrojtësit katalonas, Gerard Pique, Clara Chia Marti ka marrë një ofertë prej mbi një milion euro për të folur për marrëdhënien e saj me ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe për të dhënë versionin e saj të fakteve, përveç asaj që ajo mendon për Shakirën.

Sipas mediumit X Catalunya, spanjollja e ka refuzuar këtë ofertë.

“Shumë programe i kanë propozuar Clara Chias-s të japë një intervistë, në mënyrë që ajo të shpjegojë versionin e saj, duke konfirmuar kështu dy ekstremet. Ofertat arrijnë në më shumë se një milion euro. Por, duke qenë bashkë  me Pique, ajo nuk do të ketë asnjë problem për para dhe për më tepër ata janë të lumtur, derisa ai preferon t’i qëndrojë besnik. Ata duan intimitet dhe respekt. Ata duan të jenë në gjendje të jetojnë jetën normalisht”, raportohet në mediumin.

/Shqip.com