Sport Shqiptar

Refuzoi Shqipërinë, Greqia nuk pret dhe i dërgon menjëherë ftesë, Andreas Ndojit

Andrea Ndoj

Mbrojtësi 19-vjeçar shqiptar, Andreas Ndoji nuk zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë.

Tashmë është histori e ditur se mbrojtësi i ri do të mbrojë ngjyrat e helenëve.

Greqia nuk ka pritur të humbas më shumë kohë dhe e ka shfrytëzuar momentin.

Sipas raportimeve të mediave greke, një ftesë ka mbërritur menjëherë te lojtari i Olympiakosit.

Ai do të jetë pjesë e Kombëtares kundër Gjibraltarit, në ndeshjen që do të zhvillohet në 24 mars për kualifikueset e Evropianit.

Federata Greke ka nisur menjëherë veprimet për të zgjidhur të gjitha problemet dhe dokumentet e nevojshme pasi Ndoji ishte pjesë e moshave të Shqipërisë.

/Shqip.com