Sport Ndërkombëtar

Refugjatët ukrainas marrin bileta falas për play off-in e Kupës së Botës

GETTY IMAGES

Një numër i vogël biletash për finalen e play-off të Kupës së Botës Wales – Ukrainë do t’u jepet refugjatëve ukrainas.

Federata e Futbollit të Walesit dhe qeveria janë në diskutime se sa bileta do të vihen në dispozicion për ndeshjen e së dielës, shkruan BBC.

Biletat e shtëpisë në stadiumin e Cardiff City me kapacitet prej 33,000 personash janë shitur.

FAW ka ftuar në lojë edhe ambasadorin ukrainas dhe një mesazh mirëseardhjeje do të presë ekipin vizitor në aeroportin e Cardiff.

Qeveria besohet se po ndihmon FAW-në të identifikojë refugjatët që kanë ikur nga konflikti në Ukrainë.

Ukraina u kualifikua në finalen e play-off-it të mërkurën duke mundur Skocinë 3-1. Tani ata do të luajnë me Walesin dhe fituesi do të sigurojë një vend në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Wales shpreson të kualifikohet në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1958, ndërsa Ukraina për herë të parë dhe të vetmen është kualifikuar në vitin 2006.

Federatës së Ukrainas i është ndarë 5% e biletave të ditës së ndeshjes dhe ato që pritet të dalin në shitje në ditët në vijim./Shqip.com