Sport Ndërkombëtar

Refugjatët e ukrainas stërviten me Cityin

Manchester City po i jep mundësin refugjatit ukrainas të stërvitet me klubin, pasi kontrata e tij u anulua në një klub rus.

Andriy Kravchuk – një ish-shoku i skuadrës së Oleksandr Zinchenko në akademinë e Shakhtar Donetsk – e ndërpreu marrëveshjen e tij me Torpedo Moskë, pas pushtimit nga Rusia në atdheun e tij.

23-vjeçari filloi stërvitjen me skuadrën të enjten dhe do të qëndrojë me kampionët e Premier League deri në fund të sezonit.

Zinchenko luajti një rol të madh në ardhjen e përfaqësuesit të Ukrainës U-21, pasi ai u largua për në Manchester.

Familja e Kravchuk ka qëndruar në Kiev dhe mesfushori qendror ka folur me ta pas stërvitjes në Akademinë e Futbollit të qytetit të enjten.

Vëllai i tij, Aleks, i është bashkuar rezistencës brenda forcave të armatosura të Ukrainës për të luftuar Rusinë.

Marrëveshja e tij me Cityn është miratuar nga Zyra e Brendshme, Premier League dhe Federata e Futbollit teksa ai kërkon një klub të ri përpara sezonit 2022-23./Shqip.com